Pas të 20-ave: Gjithë kontrollet kryesore që duhet të bëjë një vajzë

Pas të 20-ave: Gjithë kontrollet kryesore që duhet të bëjë një vajzë

Neglizhenca është fillimi i gjithçkaje të pakëndshme që vjen më pas. Duke menduar se të 20-at janë mosha ku ndihesh e paprekshme nga asgjë dhe më e shëndetshme se kurrë, shpesh vajzat refuzojnë të kontrollohen tek mjeku, qoftë edhe për vizita rutinë. Harrojeni këtë nëse bën pjesë tek zakonet tuaja dhe informohuni për çfarë është e drejtë. Gjithë vizitat mjekësore që duhen filluar pas të 20-ve i gjeni më poshtë.

Analiza për matjen e nivelit të kolesterolit

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në botë dhe niveli i lartë  kolesterolit, është një faktor rreziku që ju mund ta kontrolloni. Në raste të rrezikut të shtuar (si histori familjare të kësaj sëmundjeje) filloni të bëni kontrollet e duhura që në moshën 20-vjeçare. Pakësoni mundësinë për t’u prekur nga sëmundje të tilla duke ngrënë ushqime të shëndetshme, duke shmagur duhanin dhe duke bërë rregullisht aktivitet fizik.

Pap Test

Po, nuk është si të shkosh të hash akullore por bërja e një Pap Testi nuk është *kaaaq* e rëndë sa e bëjnë. Ndërkohë që dihet gjerësisht se ky test duhet bërë që kur filloni aktivitetin seksual, studimet kanë treguar se Pap Testi duhet bërë çdo 3-5 vjet, që nga mosha 21 vjeç. Thjesht relaksohuni, merrni frymë dhe fokusohuni në diçka në tavan. Do të mbarojë më shpejt nga ç’mendoni.

Ekzaminim lëkure

Kanceri i lëkurës është një nga sëmundjet që ka filluar të përhapet me shpejtësi edhe falë varësisë që njerëzit kanë filluar të krijojnë ndaj nxirjes. Të njohësh lëkurën tënde dhe të ndjekësh nishanet dhe anormalitetet e tjera, do t’ju ndihmojë të identifikoni në kohë problemet e rënda.

Burimi: Marie Claire

Shpërndaje në: