Pas tërmetit reagojnë qytetarët të trembur e me humor: A me nejt mrena a jashtë?

Pas tërmetit reagojnë qytetarët të trembur e me humor: A me nejt mrena a jashtë?

Një tërmet ka ndodhur në regjionin e Prishtinës me magnitudë 3.2. Ky tërmet raportohet se është ndjerë në disa komuna, përfshirë një pjesë të Prishtinës, Ferizajit, Lipjanit etj. 

Kjo ka bërë që të shpërthejnë reagimet edhe në rrjetet sociale. Pati shumë ndër ta që nuk e kishin ndjerë tërmetin në këto kohë kur Kosova ndodhet në masa të rrepta shkaku i Koronavirusit.

Sidoqoftë, ata që e kishin ndjerë edhe vetë në shtëpitë e tyre shpërthyen të trembur por edhe me humor, shkruan Periskopi.

Por megjithatë, ishte një reagim ai që vazhdonte të përsëritej në shumë prej komenteve. “A me nejt mrena a jashtë?” – thonin shumë e shumë qytetarë në seksionin e komenteve.

Shpërndaje në: