Pas transferit te Ronaldos, shqiptari ia llogarit përfitimet Juventusit (Foto)

Pas transferit te Ronaldos, shqiptari ia llogarit përfitimet Juventusit (Foto)

Cristiano Ronaldo u transferua nga Real Madridi te Juventusi për 105 milionë euro

Ylli portugez dje iu bashkua Juventusit për shumën prej 105 milionë euro, derisa një shqiptar ka bërë llogaritjet se si do t’i nxjerrë parat e shpenzuara në portugezin klubi italian me anë të një matematike të thjesht, shkruan Periskopi.

Armir Pllana është emri i shqiptarit që ka bërë llogaritjet dhe këtë e ka bërë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Një fanellë kushton 80 euro dhe nëse vërtetë janë shitur tetë milionë fanella të Ronaldos, atëherë klubi italian përfiton 15 përqind nga shtija e tyre, që i bie se tashmë ka përfituar 96 milionë euro.

Sipas llogaritjeve të shqiptarit deri në fund të kësaj vere ‘Zonja e Vjetër’ do ta nxjerrë edhe rrogën e Ronaldos për katër vitet e ardhshme.

Kujtojmë që Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro në vit te Juventusi. /Periskopi/

Shpërndaje në: