Pas trimërisë ndaj bubullimës, dëgjoni gëzimin e militantëve të Kryeministrit kur ky prek topin me këmbë (Video)

Pas trimërisë ndaj bubullimës, dëgjoni gëzimin e militantëve të Kryeministrit kur ky prek topin me këmbë (Video)

Kryeministri Albin Kurti, pavarësisht grevës, po vazhdon vizitat në disa shkolla ku udhëheq partia e tij, Vetëvendosje.

Gjatë një vizite në shkollën ‘Luigj Gurakuqi’ në Batllavë të Podujevës, u pa teksa Kurti, ministrja e arsimit, Nagavci dhe kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi, po luanin pak momente me top.

Ajo që është interesante nga video, janë duartrokitjet në momentin kur Kurti prek topin me këmbë.

Kujtojmë se para pak ditësh, Vetëvendosje, përkatësisht zëdhënësi Arlind Manxhuka, shpërndau një video ku shihej se si kryeministri nuk kishte frikë nga bubullima e vetëtimës.

Poashtu, militantë të kësaj partie, patën shpërndarë edhe fotografi të Kurtit ku shihej duke mbajtur çadrën vetë.

Shpërndaje në: