Pas vizitës së Erdogan, nxënësit do mësojnë turqisht në gjitha shkollat e Shqipërisë

Pas vizitës së Erdogan, nxënësit do mësojnë turqisht në gjitha shkollat e Shqipërisë

Menjëherë pas vizitës së Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri, shkollat po vlerësojnë kërkesat për të mësuar gjuhën turke si lëndë me zgjedhje të lirë. Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin prindërit e nxënësve të klasave të 6-ta deri në klasën e 9-të në lidhje me vendosjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje.

Në një email drejtoria rajonale arsimore Tiranë kërkon informacion të plotë nga shkollat për numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar gjuhen turke si gjuhë e huaj, pjesë e kurrikulës me zgjedhje pasi nxënësit të aprovohen në secilën klasë referuar planit kombëtar të arsimit 9-të vjeçar për nxënësit e klasave të 6-ta deri tek klasat e 9-ta.

Mësueset kujdestare kanë dërguar tek prindërit javën që kaloi mesazhe, ku kërkohet të mblidhen të dhënat mbi preferencat për gjuhën turke. Ndërsa, në Fletoren Zyrtare është publikuar në datën 2 mars 2021 marrëveshja mes dy vendeve, e cila parashikon futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhë të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.

 

Shpërndaje në: