Pas zgjedhjeve në Kosovë, pritet debat gjithëpërfshirës me Serbinë
Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që veprojnë politikisht dhe mendojnë si të tillë, komuniteti akademik, komuniteti shkencor, intelektualët, qytetarët e thjeshtë të përfshihen në zgjidhjen e problemit, ka thënë Marko Gjuriq, kryetari i Grupit Punues për Mbështetjen e Dialogut të Brendshëm për Kosovën.
Takimi i parë i Grupit të Punës për Mbështetjen e Dialogut të Brendshëm për Kosovën do të mbahet pas zgjedhjeve lokale në Kosovë më 22 tetor dhe më së voni deri në fund të muajit, mëson e përditshmja serbe “Politika”.
Vetëm pas sesionit të parë të këtij trupi punues që është formuar nga Qeveria e Serbisë mund të dihet se kur do të filloi në mënyrë formale thirrjet e para për konsultime me Kosovën.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili po ashtu është iniciuesi kryesorë i dialogut, pritet të vij me një propozim për Kosovën në mars të vitit 2018-të, për të cilën ai ka thënë se “do të kërkoj kompromis të dhimbshme në të dyja anët dhe do të ketë sulme nga të gjitha anët”.
Thirrja e Vuçiqit për bisedime u pranua nga KPS, SANU, OJQ dhe nga një pjesë e opozitës.
Edhe pse detajet e sakta se si do të zhvillohet dialogu nuk dihen, siç ka paralajmëruar presidenti Serbisë, kjo duhet të ndodhë në qarqe koncentrike. /Blic/



