“Pasha Kuranin”: Kandidatët e Podujevës përballen me një pyetje rreth Kuranit

“Pasha Kuranin”: Kandidatët e Podujevës përballen me një pyetje rreth Kuranit

Në emisionin “Frontal” të T7, dje kanë qenë të ftuar kandidatët për kryetar të Podujevës.

Në mesin e pyetjeve që u janë bërë atyre, një ka qenë për njohuritë e tyre fetare, meqenëse banorët e Podujevës njihen për shprehjen e tyre “Pasha Kuranin”.

Ata janë pyetur se kur ka filluar të zbres në tokë libri i shenjtë i myslimanëve “Kurani”.

Por, kësaj pyetje nuk kanë ditur t’i përgjigjen asnjë prej kandidatëve që kanë qenë në emision.

Pjesë e emisionit kanë qenë Ekrem Hyseni i LDK’së, Floretë Zejnullahu nga PDK’ja, Besnik Tahiri nga AAK’ja dhe Gazmend Islami nga Balli Kombëtar Demokratik

Shpërndaje në: