Pasi akuzoi mediat, Vela tenton të arsyetohet: E kam me shpërndarësit e dezinformatave, jo me ju

Pasi akuzoi mediat, Vela tenton të arsyetohet: E kam me shpërndarësit e dezinformatave, jo me ju

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar sërish pas një sërë postimesh në Facebook ku thoshte se po dezinformoeht dhe propagandohet që “Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë presidenten Osmani”.

Pas asaj deklarate, reagoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke i cilësuar reagimet e tij në Twitter si sulme ndaj mediave.

Por Vela ka reaguar sërish, duke thënë se nuk e ka pasur me mediat, por me shpërndarësit e dezinformatave.

“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për  raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave“, ka shkruar Vela.

Ditëve të fundit nëpër media është raportuar se Gjykata Kushtetuese mund t’ia ndërpresë mandatin presidentes Osmani ”për disa shkelje kushtetueese“.

Shpërndaje në: