Pasi aprovuan rritjen e çmimit të rrymës, Rizvanolli: Propozimi i ZRRE nuk është final

Pasi aprovuan rritjen e çmimit të rrymës, Rizvanolli: Propozimi i ZRRE nuk është final

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur në lidhje me me krizën e energjisë elektrike dhe propozimin e ZRRE-së.

Ajo tha se se rritja e paprecedentë e energjisë eletrike ka prekur edhe Kosovën në muajt e fundi.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë si institucion i pavarur përgjegjës për rregullimin e sektorit dhe caktimin e tarifave ka publikuar para dy ditësh raportin konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm, ky shqyrtim vjen pas dy elementeve kryesore, kriza energjetike botërore dhe rritjen e jashtëzakonshme dhe të paprecedent të çmimeve të energjisë elektrike në tregun evropian e cila e ka prekur edhe vendin tonë, posaçërisht tani që ne detyrohemi të importojmë shumë gjatë muajve të dimrit, dhe vendimit të ish-bordit të ZRRE-së të vitit 2017, i cili nën presion politik ka hequr  bllok-tarifat, që ka shkaktuar rritjen në konsum, ku tani është kundërshtuar zëshëm nga ZRRE-ja”.

“Pas shqyrtimit të situatës ZRRE ka propozuar rivendosjen e bllok-tarifës për amvisëritë dhe rritjen për të gjithë konsumatorët shtëpiak dhe komercial”.

Tutje, Rizvanolli theksoi se propozimi i ZRRE-së nuk është final, duke shtuar se do ta trajtojnë dhe do të japin propozime aty ku duhet.

“Propozimi i ZRRE-së nuk është final dhe do ta trajtojmë ku do të japim propozime shtesë aty ku ka nevojë”

“Kostot e importit janë ngritur shumë dhe që subvencioni është i pashmangshëm, ku kemi vendosur një subvencion prej 75 milionë euro për të mos lejuar që të i bie barra e gjitha qytetarëve dhe bizneseve”.

Shpërndaje në: