Pasi BE mbështeti Ballkanin e Hapur, vjen reagimi i parë nga VV: Krahasojnë Varhelyin me çoban

Pasi BE mbështeti Ballkanin e Hapur, vjen reagimi i parë nga VV: Krahasojnë Varhelyin me çoban

Pasi komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian [BE] mbështeti nismën Ballkani i Hapur, ka ardhur reagimi i parë nga Vetëvendosje.

Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi kërkoi madje nga tri shtetet që kanë mbetur aktualisht jashtë Ballkanit të Hapur që të bëhen pjesë e tij.

Kjo ka nxitur ish këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarin e lartë të Vetëvendosjes, Elvis Hoxhën, që ta bëj një krahasim interesant duke i bërë edhe një goditje të rëndë BE-së.

Ai ka krahasuar Verhelyi-n me një çoban naiv që ushqen ujkun me copa mishi “me shpresë se do t’ia hiqte dëshirën me ia sulmu delet”, përcjell Periskopi.

Ujku në këtë alegori hamendësojmë që është Serbia, ndërsa delet mund të hamendësojmë se janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi.

Statusi i plotë:

Ndonjë përfaqësues i Evropës i ngjan atij bariut që e ushqente me copa mishi ujkun me shpresë se do t’ia hiqte dëshirën me ia sulmu delet. Bëhet fjalë për bariun që nuk e njeh historinë e ujkut.

Shpërndaje në: