Pasi Borrelli u kap me Kurtin, Boiken Abazi me reagim të ashpër: Po na shtyn drejt konfliktit të gjerë

Pasi Borrelli u kap me Kurtin, Boiken Abazi me reagim të ashpër: Po na shtyn drejt konfliktit të gjerë

Zyrtari i Lartë i VV-së, Boiken Abazi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook pas përplasjes mes Kurtit dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Abazi ka sulmuar ashpër z. Borrell, duke e krahasuar me figura historike të viteve 1930 që përpiqeshin të zbusnin Gjermaninë naziste të udhëhequr nga Adolf Hitler.

Më tej, ai ka thënë se Borrel po shtyn drejt përshpejtimit të një konflikti më të gjerë në rajon.

“Nuk është vetëm Serbia që i ngjan Gjermanisë mes dy luftrave botërore, por janë edhe zyrtarë të BE-së si Borrelli që i ngjajnë atyre fuqive evropiane që tentonin ta zbusnin Gjermaninë naziste duke ia kënaqur orekset, si në “Marrëveshjen e Mynihut” të vitit 1938.” – ka shkruar z. Abazi, përcjell Periskopi.

Ai beson se qasja e z. Borrell “i shton guximin agresorit”.

Statusi i plotë:

Nuk është vetëm Serbia që i ngjan Gjermanisë mes dy luftrave botërore, por janë edhe zyrtarë të BE-së si Borrelli që i ngjajnë atyre fuqive evropiane që tentonin ta zbusnin Gjermaninë naziste duke ia kënaqur orekset, si në “Marrëveshjen e Mynihut” të vitit 1938. Kërkesa për të respektuar marrëveshje në favor të agresorit nuk shmangin konflikte, i përshpejtojnë ato, duke ia shtuar guximin agresorit. Me këto mend, dhe pa mësuar nga historia, Borrelli po shtynë drejt përshpejtimit të një konflikti më të gjerë në rajon.

Shpërndaje në: