Pasi hoqi dorë nga Bashkimi Kombëtar, Kurti kërkon bashkim të specave me portokaj

Pasi hoqi dorë nga Bashkimi Kombëtar, Kurti kërkon bashkim të specave me portokaj

Kreu i Partisë Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi tha që ishte e pamundur të ndodhte Bashkimi Kombëtar, ka folur për speca, kumbulla dhe patate.

Ai ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të formojnë komisione të përbashkëta parlamentare e qeveritare në fusha të ndryshme.

“Ajo çfarë kemi nevojë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri është gjithëpërfshirja sociale dhe pjesëmarrja qytetare. Këto e bëjnë shoqërinë, e bëjnë popullin dhe e përbëjnë shtetin demokratik dhe për të gjithë. Kemi nevojë ta bëjmë bashkë tregun bujqësor, në mënyrë që patatet, specat, kumbullat të prodhuara në Kosovë të vijnë në Shqipëri ndërkaq portokalli, mandarinat, e vaji i ullirit nga Shqipëria të vijnë në Kosovë. Ne duhet të integrohemi të afrohemi me njëri tjetrin, mundësitë janë dhe t’i shfrytëzojmë”, tha ai.

“Në Kosovë së shpejti do të kemi qeverinë e re dhe Lëvizja Vetëvendosje atje është më e fuqishme se kurrë më parë”, shtoi ai.

Kurti po bën fushatë për kandidatët e partisë së tij në Shqipëri. /Periskopi

Shpërndaje në: