Pasi mungoi për të dytën herë rresht, Haki Abazi reagon me motive uruese

Pasi mungoi për të dytën herë rresht, Haki Abazi reagon me motive uruese

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook pasi mungoi edhe për seancën e dytë të Kuvendit të Kosovës.

Abazi shprehu ditë më parë pakënaqësitë e tij, megjithëse nuk informoi popullin për natyrën e tyre.

Ai ka munguar edhe sot, ndoshta sepse ende pakënaqësitë e tij nuk janë adresuar nga lidershipi [Albin Kurti].

Abazi ka bërë një shkrim sot, por me motive uruese.

Deputeti ynë ka uruar “Ditën e Falenderimeve” [Thanksgiving] e cila nuk festohet dhe aq shumë në Kosovë.

“Në këtë ditë festohet e falëmnderohemi për begatinë, të vjelurat, korrjet që marrim gjatë vitit dhe të mirat që bëjnë të tjerët dhe në bëjmë për të tjerët.” – është shprehur z. Abazi.

Reagimi i tij i plotë:

Urime Dita e Falënderimeve!

Në këtë ditë festohet e falëmnderohemi për begatinë, të vjelurat, korrjet që marrim gjatë vitit dhe të mirat që bëjnë të tjerët dhe në bëjmë për të tjerët.

Rrugëtofshim drejt mirësisë e sinqeritetit  me solidaritet, punë të mbara dhe veprave që mbesin mbrapa nesh, mbushin sofrat e të gjithëve pa dallim e mbi të gjitha mbushin zemra me falënderim për njëri tjetrin!

Shpërndaje në: