Pasi paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë, Mustafa nis takimet me ndërkombëtarët

Pasi paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë, Mustafa nis takimet me ndërkombëtarët

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova – shkruan Periskopi.

Në një njoftim për media u bë e ditur se temë diskutimi ishte situata aktuale politike në Kosovë.

Mustafa e njoftoi Apostolovën për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Gjithashtu Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Apostolova falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Mustafa gjatë ditës së djeshme paralajmëroi se këtë javë do t’i intensifikojë punët për rrëzimin e Qeverisë, në bashkëpunim me dy partitë tjera opozitare./PERISKOPI

 

 

Shpërndaje në: