Pasi përfundon orarin e punës, infermierja vazhdon të qëndrojë pranë pacientëve me COVID-19, duke luajtur me violinën e saj

Pasi përfundon orarin e punës, infermierja vazhdon të qëndrojë pranë pacientëve me COVID-19, duke luajtur me violinën e saj

Kur shumica e infermierëve kilianë përfundojnë ndërrimet e tyre të gjata duke u kujdesur për shumë pacientë me COVID-19, krejt çfarë mendojnë ata janë të shkojnë të kalojnë kohë me familjet e tyre, të hanë dhe të flenë.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky “rregull” nuk vlen për Damaris Silva, e cila dy herë në javë kur përfundon ndërrimin e saj, në ora 6 pasdite merr violinën e saj dhe kthehet në repart.

Silva, 26 vjeç, kalon disa orë duke ecur në korridoret e Spitalit El Pino, në një lagje të varfër jugore të kryeqytetit Santiago.

Ajo interpreton një përzierje të këngëve të njohura latine, duke sjellë një moment “lehtësie” për pacientët – disa prej të cilëve kanë kaluar javë të tëra në kujdes kritik – dhe kolegët e rraskapitur.

“Sapo të eci, pacientët duken më në disponim; ata buzëqeshin dhe duartrokasin”, ka thënë ajo për Reuters.

Qëllimi i saj është “thotë ajo, të “dhurojë pak dashuri, besim, shpresë me violinën time”.

“Sa herë që e bëj këtë, e bëj nga zemra ime”.

Ndryshe, Kili ka aktualisht afër 300,000 raste të virusit dhe më shumë se 6,000 vdekje.

https://www.youtube.com/watch?v=vygxT_s3RlE

Shpërndaje në: