Pasi presidentja ftoi opozitën në takim, LDK pyet: Për çfarë, për të mbuluar dështimin tuaj

Pasi presidentja ftoi opozitën në takim, LDK pyet: Për çfarë, për të mbuluar dështimin tuaj

Pas zhvillimeve të djeshme në veri të vendit, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës. Përmes një komunikate për media. LDK ka thënë se mbështesin institucionet e Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë “në gjithë territorin e Kosovës”, ndërsa dënuan sulmin ndaj Policisë.

Në këtë komunikatë thuhet se “nga dështimi i mbrëmshëm, kuptuam që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme”.

LDK ka njoftuar se presidentja i ka ftuar partitë opozitare në takim me Qeverinë.

“Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë? Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj”, thuhet në komunikatë.

“Mbështesim vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë e çdo shteti sovran. Në të njëjtën kohë, koordinimi me aleatët tanë është kërkesë e përhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky koordinim është kushti i vetëm i suksesit”, përfundon komunikata.

Shpërndaje në: