Pasi shqelmoi paratë e lypësit, Tomë Gashi kërkon ndihmë nga Albin Kurti (Video)

Pasi shqelmoi paratë e lypësit, Tomë Gashi kërkon ndihmë nga Albin Kurti (Video)

Avokati i turpshëm Tomë Gashi ka shpërndarë fjalimin e z.Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në profilin e tij në Facebook pasi që mbrëmë bëri bujë duke shqelmuar paratë e një lypësi në kryeqytet.

Periskopi përmes një videoje ekskluzive arriti të kapte Gashin derisa e intimidonte dhe në fund derisa ia shqelmonte paratë një lypësari.

Në një status në Facebook, ai u arsyetua që e kishte bërë një veprim të tillë për shkak të britmave të lypësit.

Sidoqoftë, statusin në fjalë ai një herë e editoi e më pas e fshiu krejtësisht.

Por, Gashi tashmë ka bërë edhe një veprim tjetër të tmerrshëm.

Ai për të mbuluar paksa veprimin e turpshëm, ka cituar një fjalim të kryeministrit Kurti në Mynih të Gjermanisë, e në të cilin ai flet me tone patriotike e patetike./Periskopi

 

 

 

Shpërndaje në: