Pasi u dënua për gjuhë të urrejtjes nga Federata Evropiane, Feraj i VV-së thotë fjalët e para

Pasi u dënua për gjuhë të urrejtjes nga Federata Evropiane, Feraj i VV-së thotë fjalët e para

Hysamedin Feraj u dënua sot nga Federata Evropiane e Gazetarëve për gjuhën e urrejtjes që kishte përdorur disa ditë më parë.

Zyrtari i Lartë i partisë në pushtet, Feraj, ka bërë reagimin e parë të tij por i cili nuk lidhjet me çështjen.

Ai i kishte quajtur disa gazetarë dhe analistë kosovarë si “punëtorë të Serbisë”, çka nxiti Federatën Evropiane që ta quante sjelljen e tij si “të turpshme” dhe “totalisht të papërgjegjshme”, përcjell Periskopi.

Feraj ka bërë tashmë një status të shkurtër në Facebook, ku për fat të mirë nuk ka gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit.

“Mos votoni për partitë por për kandidatët: sepse partinë e votoni duke ia votuar kandidatin! Nga: “apartiaku”.” – ka shkruar z. Feraj.

Shpërndaje në: