Pasi u shpëtua në oqean, breshka jashtëqit vetëm plastikë për 6 ditë rresht

Pasi u shpëtua në oqean, breshka jashtëqit vetëm plastikë për 6 ditë rresht

Një breshkë e gjelbër e detit, e shpëtuar nga një plazh i Sidneit, kishte ngrënë aq shumë plastikë, saqë për 6 ditë rresht në jashtëqitjet e saj kishte vetëm plastikë.

Vogëlushja 127 gramësh u gjet e shtrirë në shpinë pranë plazhit Tamarama të Sidneit.

“Filloi me jashtëqitjet dhe jashtëqiti plastikë për gjashtë ditë. Asnjë ushqim nuk doli, vetëm plastikë e pastër”, tha infermierja veterinare, Sarah Male.

“Ishin të gjitha madhësi, ngjyra dhe kompozime të ndryshme. Disa ishin të forta, disa ishin të mprehta. Kjo është e gjitha që këto krijesa të vogla po hanë. Ka kaq shumë plastikë përreth sa po e konsumojnë atë si ushqimin e tyre fillestar”, tha ajo.

Veterinerja tha se breshka i është kthyer shëndetit dhe tani peshon gati 400 gram, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht progresit, mund të kalojë një vit i tërë para se të lëshohet përsëri në ujërat e egra dhe bregdetare.

Spitali thotë se madhësia e breshkave të vogla i bën ato veçanërisht të prekshme ndaj gjahut. Përveç madhësisë, temperaturat e oqeanit janë gjithashtu një faktor – ujërat më të ngrohta janë më të mirë për breshkat.

“Nëse të gjithë marrin pak nga koha e tyre për të mbledhur pak mbeturina – nuk duhet të jenë në plazh – atëherë shpresojmë se mund të bëjmë një ndryshim,” tha Male.

Më shumë se 8 milion ton derdhen në oqeane anembanë botës çdo vit. Pjesa më e madhe dërgohet në det nga lumenjtë, hidhet përgjatë vijave bregdetare ose braktiset nga anijet e peshkimit.

Shpërndaje në: