Pasi u sulmua nga Albin Kurti, Rrahman Jasharaj i thotë disa fjalë Periskopit për të

Pasi u sulmua nga Albin Kurti, Rrahman Jasharaj i thotë disa fjalë Periskopit për të

Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar sindikalistët, e sidomos ata të arsimit, se nuk kanë kërkuar kurrë mjete për shkolla, por ‘vetëm rritje pagash’.

“Të pafajshëm nuk janë as disa kryesindikalistë. Qysh në shumë shkolla tona për dy dekada nuk ka pasë as sapun, dhe të vijnë në shprehje vetëm përmes kërkesave për rritje pagash?” – deklaroi kryeministri në një sulm të ashpër ndaj Rrahman Jasharajt, përcjell Periskopi.

Kryesindikalisti i mësuesve të Kosovës, Rrahman Jasharaj, thotë se kryeministri Albin Kurti si duket ‘nuk është i vëmendshëm në kërkesat e kësaj Sindikate.

“Kryeministri Kurti si duket asnjëherë nuk e ka pasë vëmendjen në takimet tona”, tha Jasharaj për Periskopin.

“Në takimet tona, deklarimet publike ne gjithmonë kemi bërë alarmin se arsimi në Kosovë, politika ka folë me fjalë të mëdha, sa e sa herë e kam përmendur se punëtorët e mi ende punojnë me shkumës dhe shpuzë, dhe kemi kërku që shteti të ndajë mjete. Dhjetëra herë e kam përmendur se shkollat tona nga jasht duken bukur por brenda ju mungojnë mjetet për shekullin 21”, ka thënë Jasharaj.

“Në shkollat ku ka internet, internet është vetëm në drejtori, ka aty këtu në kabinete, por kompjuterët janë të vjetër dhe iu mungon lidhja. Në kohën kur ishte pandemia morëm si detyrë të kujdesëm për kushtet nëpër shkolla, që të ketë mjete higjienike dhe morëm këtë detyrë për ta bërë përcjelljen e situatës. Gjithmonë kemi kërkuar mjete më të mira të punës”, ka thënë Jasharaj.

“Kemi ngritur vazhdimisht zërin për mjete më të mira, ne me shkumësa e shpuza, e rajoni me projektorë e laptopë”, ka thënë veç tjerash Jasharaj.

Kujtojmë se Sindikatat në Kosovë, po përballen me një ‘luftë të ashpër verbale’ me Qeverinë e Kosovës, pas paralajmërimeve të tyre (Shëndetësia, Arsimi, Sektori privat) për greva të përgjithshme muajve në vijim./Periskopi

Shpërndaje në: