Pasi u vra dhe u dogj i gjallë para 10 muajsh, ish ushtari i UÇK-së hyn në FB dhe uron 28 nëntorin

Pasi u vra dhe u dogj i gjallë para 10 muajsh, ish ushtari i UÇK-së hyn në FB dhe uron 28 nëntorin

Peja ishte tronditur në shkurtin e këtij viti nga një vrasje maskabër ndaj një ish pjesëtari të UÇK-së me emrin Qerim Kelmendi. Trupi i pajetë i tij ishte gjetur i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq. Por, tash duket se dikush i është futur në Facebook të ndjerit.

Kjo vrasje e rëndë ende nuk është zbardhur nga organet e rendit.

Por sot, në profilin e Qerim Kelmendit në Facebook ka ndodhur një aktivitet – pasi i ndjeri në profilin virtual e ka ndërruar foton e profilit.

Në fotografinë e re ai duket se uron për 28 nëntorin, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: