Pasimin më të mirë në karrierë të David Beckhamit nuk mund ta shpjegojë as fizika

Pasimin më të mirë në karrierë të David Beckhamit nuk mund ta shpjegojë as fizika

David Beckham ka bërë qindra, nëse jo mijëra, pasime spektakolare përgjatë karrierës së tij, por krosimi i tij për Ronaldon gjatë kohës së tij te Real Madridi kundër Zaragozës, mbetet një prej më të mirëve të tij.

Larg zonës së rrezikut në të djahthtë, Becks lanson një pasim milimetrik në zonën e Zaragozës, të cilin braziliani Ronaldo e devijon në rrjetë.

Ishte thjesht magji.

Beckham pati nevojë vetëm për një vështrim të lehtë për ta bërë lëvizjen e tij, prkthen Periskopi.

Me teknikën e tij unike, topi mori një trajektore tejet të veçantë duke përfunduar mbi mbrojtësin e Zaragozas e në këmbët e Ronaldos.

Shikoni më poshtë.

Në një bisedë në Instagram live, Ronaldo dhe Beckham së fundmi u bashkuan, teksa morën pjesë edhe Luis Figo, Iker Casillas dhe Roberto Carlos.

“Ti ishte një prej më të mirëve të të gjitha kohëve në qendër, mënyra se si prekje topin, ti mund ta vendosje topin kudo që dëshiroje, dhe pa më shikuar mua fare topi do të vinte,” tha Ronaldo duke iu drejtuar anglezit.

“Duhet të të falënderoj për gjithë ata topa që më ke servuar. Ishe i jashtëzakonshëm.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: