Passwordi, Kurti1234: Zyrtarët e Qeverisë Kurti s’kanë me çka të merren, bëjnë Wireless vetëm për vete

Passwordi, Kurti1234: Zyrtarët e Qeverisë Kurti s’kanë me çka të merren, bëjnë Wireless vetëm për vete

Duket që zyrtarët qeveritarë nga radhët e Vetëvendosjes nuk kanë absolutisht asgjë të hairit për të bërë në Qeveri. Pasi kryeministri u mor me njehje të orëve të mandatit të tij, pastaj me tepisonë e internet, duket se një tjetër gjë ka brengosur ministren Rozeta Hajdarin: emri i Wirelessit.

Wirelessi i ri është quajtur në mënyrë bizare “Qeveria Kurti1” duke fetishizuar edhe më shumë mbiemrin e kryeministrit të ri dhe duke ekspozuar sjelljen toksike të shumë prej mbështetësve dhe militantëve të Vetëvendosjes.

Sinjali thotë që stafi i ri është ndjerë i pasigurt nga stafi i vjetër i këtij dikasteri, i cili e kishte përdorur wirelessin në të kaluarën. Duket që në bazë të këtij informacioni, stafi i ri nuk i ka dhënë as passwordin [fjalëkalimin] e internetit stafit të vjetër, përcjell Periskopi.

Por, duke marrë parasysh fetishin me kryeministrin Kurti që e ka ndërtuar Vetëvendosje, passwordi mund të hamendësohet se fillon ose mbaron me “Kurti”. “KryeministriKurti1234” ose “QeveriaKurti3shkurt”, ose edhe “KurtiKurtiKurti123321”.

Natyrisht, përpos wirelessit “QeveriaKurti1” ekzistojnë edhe dy Wieless të tjerë që janë për stafin dhe për mysafirët e ndryshëm që vijnë në ministri por që mbajnë emra shumë më profesionalë në gjuhën angleze “RKS Guest dhe “RKS Staff”. /Periskopi

Shpërndaje në: