Pati probleme me detyrat e matematikës, thërret policinë për ndihmë

Pati probleme me detyrat e matematikës, thërret policinë për ndihmë

Një djalë në shtetin federal amerikan Kolorado thirri policinë që ta ndihmonte në zgjidhjen e një problemi matematikor.

Sipas medias amerikane, djaloshi 10-vjeçar thirri 911, i cili ishte munduar për një kohë të gjatë të kryejë detyrën.

“Kjo nuk është një emergjencë, por unë jam 10-vjeç dhe jam lodhur me detyrën e matematikës, dhe dëshiroj të më ndihmosh menjëherë. Unë nuk e di se si ta ndaj numrin 71 me 3,052 “, i tha djaloshi oficerit kujdestar, Chris Clow.

Clow ndihmoi djalin duke i thënë atij se numri ishte 42.9.

Në Stacionin e Policisë Fort Collins thanë se nuk ishin përgjegjës për rezultatin e gabuar në matematikë.

“Tjetër e thirrni shkollën në të cilën ndjek mësimet fëmija juaj dhe pyetni për problemin e zgjidhjes së detyrave matematikore”, thanë zyrtarët policorë.

Shpërndaje në: