Patriarku Kirill: Ushtarët rusë që vdesin në Ukrainë, do të pastrohen nga mëkatet

Patriarku Kirill: Ushtarët rusë që vdesin në Ukrainë, do të pastrohen nga mëkatet

Kreu i Kishës Ortodokse ruse, ka bërë një deklaratë për të cilën të gjithë po diskutojnë me habi.

Ai tha se ushtarët rusë që vdesin në luftë kundër ukrainasve do të “pastrohen nga të gjitha mëkatet e tyre”, vetëm disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm, që po konsiderohet si më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan CNN.

Patriarku Kirill që konsiderohet njeri shumë i afërt i Putinit dhe mbështetës i pushtimit rus në Ukrainë, më herët kishte kritikuar të gjitha ata që kundërshtonin agresionin rus.

“Shumë po vdesin në beteja. Kisha lutet që kjo betejë të marrë fund sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka shtuar 75-vjeçari.

“Të njëjtën kohë, Kisha ka mësuar se nëse dikush i urdhëruar të kryej detyrat pas betimit të dhënë vdes në betejë, ai padyshim se do të sakrifikohet. Ata do të sakrifikojnë veten dhe tjerët. Për këtë besojmë se kjo sakrificë do t’ua pastrojë të gjithë mëkatet që i kanë bërë”, shtoi Kirill.

Shpërndaje në: