Patriarku Porfirije thirrje serbëve të Kosovës: Bëni paqe me vëllezërit shqiptarë

Patriarku Porfirije thirrje serbëve të Kosovës: Bëni paqe me vëllezërit shqiptarë

Patriarku serb Porfirije në liturgjinë e mbajtur të martën në Graçanicë për Vidovdan, ftoi bashkëkombasit e tij “për paqe me vëllezërit shqiptarë”.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, tha se bashkëjetesa me shqiptarët është e domosdoshme dhe se siç tha ai “nuk bën të dëgjohen të tjerët se si të krijohen raportet miqësore me shqiptarët.

Ai po ashtu përdori edhe fjalor nacionalist, duke thënë se “Kosova është vendi ku ka lindur gjithçka serbe”.

“Ne e dimë se kur vijmë këtu ne i jemi kthyer vetes, sepse këtu është Kosovë dhe Metohi, është vendlindja jonë, ne e kemi origjinën këtu, kemi lindur këtu”, tha patriarku, përcjellin “RadioMitrovicaSever”.

Ai bëri thirrje edhe për paqe dhe dashuri me shqiptarët.

“Ne jemi thirrur të jemi vëllezër me shqiptarët sepse jetojmë këtu me ta. Vetëm në bashkësi mund të jemi në rrugën e Zotit, që të gjithë jemi të nevojshëm për njëri-tjetrin, që askush nuk mund të bëjë asgjë pa askënd dhe se është e rëndësishme ta kuptojmë këtë, sepse ne e kemi përvojën e së kaluarës tonë. Të mos lejojmë që të tjerët të na mësojnë për këtë”, nënvizoi patriarku i Porfirije.

Shpërndaje në: