Paul Pogba nën mbrojtjen e policisë në Itali pas shantazhit prej 11 milionë euro nga vëllai i tij

Paul Pogba nën mbrojtjen e policisë në Itali pas shantazhit prej 11 milionë euro nga vëllai i tij

Ylli i Francës, Paul Pogba, thuhet se është nën mbrojtjen e policisë në Itali, pasi ishte viktimë e një komploti shantazhi prej 11 milionë funtesh.

Mesfushori i Juventusit pretendon se ai ishte viktimë e përpjekjeve të dhunshme për zhvatje nga një bandë kriminale, e cila dyshohet se përfshinte vëllain e tij, Mathias, shkruan The Sun, përcjellë Periskopi.

‘Le Parisien’ raporton se Pogba është vendosur nën mbrojtjen e policisë në Torino.

Raporti shton se një anëtar i rrethit të tij e ka konfirmuar historinë dhe se vëllai i futbollistit, Mathias Pogba iu dorëzua autoriteteve që hetonin tentativat e shantazhit.

Pogba i tha policisë se u përball me grupin që përfshinte miq nga vitet e tij të fëmijërisë dhe adoleshencës, si dhe dy burra të maskuar të armatosur me armë të gjata.

Shpërndaje në: