Paul Scholes është futbollisti i vetëm që e bëri komentatorin të këndojë në transmetim direkt pasi shënoi

Paul Scholes është futbollisti i vetëm që e bëri komentatorin të këndojë në transmetim direkt pasi shënoi

Sa i përket më të mirëve në histori të Manchester Unitedit, Paul Scholes renditet atje lart.

Nuk është ekzagjërim të sugjerojmë se Scholes do të ishte legjitim për një statujë jashtë ‘Old Traffordit’, transmeton Periskopi.

Sir Bobby Charlton, Denis Law dhe George Best janë pjesë e ‘Treshes së Shenjtë’ jashtë shtëpisë së famshme të Unitedit dhe nuk do të ishte befasi nëse Scholes do të bëhej me një gjithashtu.

Po flasim për një lojtar i cili kaloi tërë karrierën 20-vjeçare si profesionist me ‘Djajt e Kuq’, duke shënuar 155 gola në 718 paraqitje.

Scholes ndihmoi Unitedin të fitonte 11 tituj të Premier Leagues, tre FA Cup, dy Kupa të Ligës, dy Champions League dhe një Kupë të Botës për Klube.

Ai gjithashtu ka shënuar gola sensacionalë gjatë karrierës së tij.

Mirëpo, vetëm një gol i tij e bëri komentatorin të këndonte në transmetim direkt.

Në tetor të vitit 2006, Man United siguroi një fitore 2-0 kundër rivalit të përbetuar, Liverpoolit dhe ishte Scholes, në paraqitjen e 500-të për klubin, ai i cili hapi llogarinë e golave pak para përfundimit të pjesës së parë.

Pasi nguliti topin në rrjetë nga afërsia, një komentator argjentinas filloi të këndonte ‘gol nga Scholes’, me melodinë e hit-këngës të Survivor nga 1982 ‘Eye of the Tiger’.

Po, vërtetë… /Periskopi.com/

Shpërndaje në: