PD do që Shqipërisë t’i vihen kushte para hapjes së negociatave për anëtarësim në BE

PD do që Shqipërisë t’i vihen kushte para hapjes së negociatave për anëtarësim në BE

Në amendamentin e dorëzuar nga Aldo Bumçi, Partia Demokratike kërkon që dy institucionet e Bashkimit Europian të kushtëzojnë datën e çeljes së negociatave me zgjedhjet, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe plotësimin e pesë prioriteteve.

Qëndrimi i opozitës bie ndesh me atë të shprehur më herët nga mazhoranca përmes ministres së Integrimit, Klajda Gjosha. Gjosha vuri theksin tek rëndësia që ka për reformat dhe rrugën integruese të vendit dalja me një datë konkrete e rekomandimit.

Ajo kërkoi që të jepet një datë e qartë për hapjen e negociatave anëtarësuese, edhe si shenjë inkurajimi për qytetarët shqiptarë në rrugën e tyre drejt BE-së, raporoon TCh.

“Kalendarizimi i procesit të integrimit dhe caktimi i një date për çeljen e negociatave është një inkurajim për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Gjosha.

Shpërndaje në: