PDK dhe AAK lypin seancë të jashtëzakonshme: Le ta përballim Kurtin me realitetin e qytetarëve

PDK dhe AAK lypin seancë të jashtëzakonshme: Le ta përballim Kurtin me realitetin e qytetarëve

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, bën me dijë se bashkë me homologun nga AAK-ja, z.Besnik Tahiri, kanë kërkuar mbajtjen e një séance të jashtëzakonshme për ditën e hënë.

Abelard Tahiri thotë se aty do të flitet sërish për rritjem e çmimit të energjisë elektrike si dhe do ‘ta njoftojnë qeverinë me realitetin që po përballen qytetarët’ si pasojë e rritjes së çmimeve në të gjithë sektorët.

Tahiri njoftoi para pak castesh, shkruan Periskopi:

Gjendja ekonomike në Kosovë është mjaft e rënduar si pasojë e pandemisë. Kryefamiljarët kanë vështirësi për të mbuluar shpenzimet mujore elementare në çdo sferë. E vetmja gjë që atyre nuk iu duhet në këtë kohë, është rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Përcaktimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike, jo veç që shënon rritjen më të madhe të kostos së rrymës në historinë e Kosovës, por vjen në një moment të tillë për të shënuar edhe goditjen më të ashpër ndaj qytetarëve dhe ekonomive familjare.

Kjo barrë e rëndë mbi qytetarët, që do të rëndojë përtej limitit, xhepin e tyre edhe ashtu të mbingarkuar me detyrime, nuk mund të kalojë pa u trajtuar hollësisht.

Në koordinim me kryetarët e grupeve parlamentare, z. Arben Gashi dhe z. Besnik Tahiri, në emër të dyzet deputetëve të Kuvendit, sot shtrova kërkesën për mbajtjen e Seancës së Jashtëzakonshme për ditën e hënë, nga ora 12:00. Në këtë seancë të jashtëzakonshme, ne do të debatojmë e do ta ballafaqojmë qeverinë me realitetin e qytetarëve, mbi gjendjen dhe vështirësitë e të cilëve, ajo tashmë nuk ka kurrfarë ndjeshmërie./Periskopi

Shpërndaje në: