PDK e kupton që gaboi me procesin e demarkacionit

PDK e kupton që gaboi me procesin e demarkacionit

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, në një intervistë për gazetën Epoka e Re ka deklaruar se shpreson që partia e tij do të kërkojë rishikim të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Hasani ka thënë se tashmë edhe bashkëpartiakët e tij nga rajoni i Dukagjinit e kanë kuptuar se versioni aktual i kësaj marrëveshje është i gabueshëm.

Sipas tij, rishikimi i Demarkacionin dhe shkarkimi i komisionit qeveritar që ka bërë marrëveshjen do të ndikojë në qetësimin e situatës politike në vend.

Shpërndaje në: