PDK-ja e tronditur nga zgjedhjet e djeshme, heshtje e plotë

PDK-ja e tronditur nga zgjedhjet e djeshme, heshtje e plotë

Ndonëse Drenasi që nga paslufta ishte bastion e Partisë Demokratike të Kosovës, këtë herë kjo e fundit nuk arriti të marr më shumë se 45 % të votave që do të thotë se më shumë se gjysma e qytetarëve të Drenasit e duan ndryshimin dhe kanë votuar për këtë ndryshim.

Kandidati i NISMA për Kosovën , Isa Xhemajlaj që është lideri i opozitës në Drenas, ka gjasat e mëdha të marr timonin e Komunës së Drenasit, pasi siç shihet në terren e ka mbështetjen e kandidatit të pavarur i cili ishte befasia e zgjedhjeve në Drenas, Xhavit Drenori që mori më shumë se 2 mijë vota dhe mbështetjen e Aleancës Kosova e Re të Behxhet Pacollit të cilët deklaruan sot se janë pro ndryshimeve në këtë komunë, shkruan Indeksonline.

Pra është hera e parë që Drenasi shkon në balotazh dhe se kush do të jetë kryetar i ri i Drenasit, do të vendoset me 1 janar.

Shpërndaje në: