PDK konfirmon se do të marrë pjesë në takimin me Vjosa Osmanin

PDK konfirmon se do të marrë pjesë në takimin me Vjosa Osmanin

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë konfirmuar për Periskopin se do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë në këtë takim.

Ai për Periskopin bëri të ditur që takim do të mbahet nga ora 17:00.

Ndryshe, përfaqësuesit e partive politike sot do të takohen me Presidenten, Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 17 tetorit, pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shtyrjen e tyre, propozim ky që u bë nga Vetëvendosje./Periskopi/

Shpërndaje në: