PDK mban konferencë për media, këto janë ngjarjet e tjera për sot

PDK mban konferencë për media, këto janë ngjarjet e tjera për sot

Ngjarjet e ditës: 1 korrik 2022

09:30 – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban konferencë për medie. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese.

10:00 – Vazhdimi i peancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit; shqyrtimi i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave; shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së etj. (Kuvendi i Kosovës)

10:00 – Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLG) prezanton hulumtimin “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00 – Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes – Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Ëesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

11:00 – Lëvizja për Demokraci mban një aktivitet simbolik në shenjë proteste me mosliberalizimin e vizave, me ç’rast do të vendosin një burg në formë të hartës së Kosovës. (Para Zyrës së BE-së, Prishtinë)

14:00 – Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, N204)

Shpërndaje në: