PDK me reagim befasues pas vendimit të Supremes për Dragash

Periskopi.com Lajme

Gjykata Supreme e ka vazhduar dramën elektorale në Dragash pas vendimit për përsëritjen e rivotimeve për votuesit e Diasporës. Për një gjë të tillë ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës, kandidati i së cilës kishte qenë fitues pa këtë vendim.

Kjo parti ka mirëpritur vendimin e Supremes e cila rikonfirmoi se votat që kishin ardhur me postë për Dragash kishin qenë të manipuluara me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor dhe cenimin e vullnetit të mijëra qytetarëve të Dragashit.

Qytetarët e Dragashit pavarësisht ku ata jetojnë, do të bashkohen dhe me vullnetin e tyre të lirë e duke mos lejuar manipulimin e vullnetit të tyre, do të votojnë për kryetarin e tyre që ka qeverisur mirë e me transparencë për zhvillimin e kësaj komune.

Partia Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë deri në fund dhe të ndëshkojë çdo person manipulues që ka guxuar të deformoj vullnetin e qytetarëve të Dragashit që jetojnë jashtë vendit.

PDK fton të gjithë qytetarët e Dragashit që do të votojnë me postë që të votojnë lirshëm, pa presion e pa ndikime për kryetarin e Dragashit.