PDK në Fushë Kosovë: Dikush po blen votat e komuniteve përmes furnizimit me ushqime

PDK në Fushë Kosovë: Dikush po blen votat e komuniteve përmes furnizimit me ushqime

Dega e PDK’së në Fushë Kosovë sot ka deklaruar se po blihen votat e komuniteteve në këtë qytet përmes furnizimeve me ushqim.

PDK ka publikuar edhe pamje ku shihen njerëzit duke pritur rend tek një market ushqimor.

Ja njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Fushë Kosovës,

Media të nderuara,

Sot, në njërin nga marketet e Fushë Kosovës, por jo vetëm, qysh në mëngjesin e ditës së sotme janë parë qytetarët nga komunitetet pakicë duke pritur në radhë për furnizime, ku dyshohet se dikush në këtë mënyrë po i blen votuesit.

Kjo është duke u bërë nën petkun e ndihmave sociale.

Është e çuditshme se si ditën e shtunë dhe një ditë para ditës së votimit të shpërndahen ndihma sociale.

Ftojmë mediat dhe organet kompetente të hulumtojnë dhe ti zbardhin këto raste dhe të raportojnë për mënyrën se si po tentohet të keqpërdoret dhe manipulohet vota e qytetarëve tonë.

Ndikimi përmes presionit dhe shantazhit nga kushëdo çoftë dëmton rëndë procesin zgjedhor dhe është shkelje direkte e parimeve themelore të demokracisë.

Andaj lusim qytetarët e komunës sonë, të mos bijnë pre e këtyre presioneve por i ftoj ti raportojnë dhe ti denoncojnë këto raste tek organet kompetente.

Faleminderit!

Shpërndaje në: