PDK ngul këmbë për Trustin: Ftesë deputetëve të votojnë pro nesër

PDK ngul këmbë për Trustin: Ftesë deputetëve të votojnë pro nesër

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka bërë sot thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës që ta votojnë Projektligjin për Trustin, i cili mundëson tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, projektligj ky i cili është në rend dite nesër në Kuvend.

Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se nesër është dita e 100-të prej kur kërkesa e tyre për ndryshim të ligjit të Trustit ka kaluar në Kuvend.

Duke i bërë thirrje qeverisë që të ndalë presionin ndaj deputetëve rreth votimit të këtij projektligji, Haxhiu tha se nga regjistrat e publikuar dje për deklarim të pasurisë, shihet se edhe politikanët kanë tërhequr mjete nga trusti kur ishte lejuar tërheqja prej 10 për qind.

Edhe anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Safet Hadërgjonaj tha se në rrethana të tilla e shohin të domosdoshme tërheqjen e mjeteve të Trustit./B.Ibishi

Shpërndaje në: