PDK: Paralajmërimi për rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës, tregon mentalitetin rrënues të Agim Bahtirit

PDK: Paralajmërimi për rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës, tregon mentalitetin rrënues të Agim Bahtirit

“Paralajmërimi për rrënim tregon mentalitetin rrënues të Agim Bahtirit dhe vartësve të tij. Shtëpia e Xhafer Devës duhet të konservohet dhe të ruhet, meqë paraqet një vlerë të rrallë historike në qendër të qytetit. Ndërsa, për banorët që janë aty komuna duhet të gjej zgjidhje për strehimin e tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka kërkuar nga Komuna e Mitrovicës që të mos lejoj varrosjen e asaj shtëpie monumentale, ku më pas komunarët dhe profiterët tjerë do të ndajnë fitimin nga ndonjë ndërtesë shumëkatëshe.

Sipas tyre, drejtuesit e komunës duhet të ndërhyjnë për ta ruajtur atë objekt, ndryshe do të mbeten në histori si rrënues të historisë së Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë është shprehur se mbështet reagimet e qytetarëve mitrovicas që kanë filluar për ruajtjen e shtëpisë së Xhafer Devës.

“Mitrovicasit nuk do të lejojnë assesi rrënimin e historisë së Mitrovicës edhe nëse Agim Bahtiri provon ta bëj një gjë të tillë”, përfundon ky reagim

Shpërndaje në: