PDK paralajmëron themelimin e nëndegëve të partisë në diasporë

PDK paralajmëron themelimin e nëndegëve të partisë në diasporë

Deputeti Elmi Reçica, i cili mban edhe pozitën e udhëheqësit të departamentit për Diasporë në Partinë Demokratike të Kosovës ka shkuar në Zvicër.

Siç tha Reçica, me kërkesë të qytetarëve të diasporës dhe aktivistëve të PDK-së atje, do të formohen nëndegët e PDK-së në të gjitha qytetet ku jetojnë shqiptarët në Zvicër.

Reçica ka shkruar në Facebook se PDK-ja poa ashtu po angazhohet për formimin e nëndegëve të saj kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, por gjithmonë me mendje e zemër janë pranë vendlindjes. Me kërkesë të qytetarëve tanë në diasporë dhe me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve të përbashkëta për forcimin dhe zhvilkimin e vendit, Partia Demokratike e Kosovës ka filluar angazhimin për formimin e nëndegëve të saj kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë”, shkroi ai.

Ai tha se pati takime të shumta me qytetarë të Kosovës në Zvicër, ndërsa paralajmëroi takime të tjera me ndërmarrës të suksesshëm e me personalitete të jetës kulturore e politike shqiptare në Zvicër.

“Në takim me Kryesinë e re të nëndegës së PDK-së në Zurich diskutuam për planet dhe programin e ri politik të PDK-së për fuqizimin e rolit të diasporës dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për investimet e tyre në Kosovë”, shkroi Reçica.

Shpërndaje në: