PDK publikon emrin e kandidatit për kryetar të Kamenicës

PDK publikon emrin e kandidatit për kryetar të Kamenicës

Kryesia e Degës së bashku me kryetarët e nëndegëve në mbledhjen e mbajtur dje në mënyrë unanime kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga rradhët e PDK-së të jetë Muhamed Kallaba, thuhet në njoftimin e partisë.

Kandidati u votua nga të gjithë të pranishmit, pa pasur votë kundër, njofton PDK.

“Muhamed Kallaba është njëri nga themeluesit e degës së PDK-së në Kamenicë. Kontributin e tij për komunen dhe qytetarët ai e ka dhënë në shumë forma tash e disa vite, duke ndërtuar një figurë të një intelektuali të respektueshëm dhe profesionist. PDK është krenare që në gjirin e saj ka persona të tillë, që gërshetojnë vlerat më të mira të një shoqërie dhe përfaqësojnë qytetarët në mënyrë të dinjitetshme.

Me z. Kallaba do tu kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët tanë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Shpërndaje në: