PDK: Qeveria promovoi Kosovën si tokë ku lindën manastiret ortodokse serbe (Dokument)

PDK: Qeveria promovoi Kosovën si tokë ku lindën manastiret ortodokse serbe (Dokument)

Qeveria e Kosovës e ka sponsorizuar një artikull në revistën e njohur franceze “Petit Fute” si vend ku lindën manastiret ortodokse serbe.

Në këtë artikull të sponsorizuar nga Agjencia Kosovare për Promovimin e Investimeve (KIESA) Kosova paraqitet si vend i lashtë, por nuk kuptohet qëllimi i qeverisë e cila në këtë artikull të sponsorizuar e paraqet Kosovën vend ku lindën kishat ortodokse serbe.

“Ajo gjithashtu ka qenë një tokë bizantine ku lindën manastiret e saj madhështore ortodokse serbe”, thuhet në shkrimin e sponsorizuar nga buxheti i taksapaguesve kosovarë.

Në vazhdim të artikullit thuhet se Kosova ishte vendi më i varfër deri në shkurtin e vitit 2022 prej kur sipas artikullit ka filluar të “fryj erë lirie”.

 

Lidhur me këtë, ka reaguar Abelard Tahiri i PDK-së në Kuvend të Kosovës sot, duke thënë:

“Dje e kam pranu një telefonatë ngë një bashkatdhetar i yni në Francë, që më thotë qysh është e mundur që qeveria e Kosovës me e promovu Kosovën si një vend ku kanë lind manastiret madhështore të Kishës ortodokse serbe, për mu ke kogja e cuditshme, sepse thash mos e ke ngatërru me Republikën e Serbisë”, tha ai./PERISKOPI

 

Shpërndaje në: