PDK sot mban dy konferenca për media, kjo është arsyeja

PDK sot mban dy konferenca për media, kjo është arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë ditës së sotme të mbajë dy konferenca për media.

Njëra është paraparë të mbahet në Prizren nga kryetari i kësaj komune dhe deputetja Eliza Hoxha, nga ora 11:00.

Në këtë konferencë do të flasin për shtatoren e Skënderbeut të vendosur për nder të 28 nëntorit në Prizren.

Ndërkohë, dega në Prishtinë, nga ora 13:00 kanë lajmëruar një konferencë tek “Katedralja”, ku nuk kanë bërë të ditur për temën, por besohet të jetë vendimi i fundit i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që Trafiku Urban të jetë falas për qytetarët gjatë muajit dhjetor.

 

Shpërndaje në: