PDK zyrtarizon Ramiz Lladrovcin kandidat për Drenasin

PDK zyrtarizon Ramiz Lladrovcin kandidat për Drenasin

“Partia Demokratike e Kosovës caktoi kandidatin për kryetar të Drenasit. Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka caktuar kandidatin e saj për kryetar komune, për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale që do të mbahen më 4 dhjetor 2016”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Periskopi.

PDK thotë se sot, pas diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u vendos që kandidat për kryetar të Drenasit të jetë Ramiz Lladrovci. /Periskopi/

Shpërndaje në: