Peci: Isa Mustafa erdhi aksidentalisht në LDK

Peci: Isa Mustafa erdhi aksidentalisht në LDK

Ministri Faton Peci tha se kryetari i LDK’së Isa Mustafa nuk është ai lloj i udhëheqësit i cili rritet në mënyrë organike, por se ka ardhur në pushtetin që e kishte pasur për më shumë se një dekadë aksidentalisht.

Sipas tij, Mustafa është shquar për shkeljen e kauzave të cilat i ka ngritur vetë ai.

“Unë dhe Presidentja jemi rritur në LDK. Z.Mustafa nuk ka qenë një lloj udhëheqësi si dikush që rritet në mënyrë organike. Ardhja e tij në LDK ka qenë një aksident më shumë sepse ka ditur të ngrisë disa kauza që i ka shkelur një nga një. Ai ka ndryshuar pjesën e bërthamës së organizimit për çka është shquar ai”, ka thënë Peci./Periskopi

 

Shpërndaje në: