Peci mbron Besnik Bislimin: Edhe unë e pata bë një share pahiri, prej telefonit n’xhep

Peci mbron Besnik Bislimin: Edhe unë e pata bë një share pahiri, prej telefonit n’xhep

Ministri Faton Peci, ka marrë në mbrojtje edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për ‘share-n’ skandaloz ku kryeministri shqiptar Edi Rama quhet pro-serb.

Peci thotë se edhe ai e kishte bërë share me pahir një lajm.

“Mu më ka pas ndodhë njëherë, një titull e kam bë share rastësisht që e kam lexu, duke e futë telefonin n’xhep. Nuk besoj absolutisht që Besnik Bislimi e ka bërë një share të tillë me qëllim”, tha Peci në RTV Dukagjin. /Periskopi/

Shpërndaje në: