Peci mendon se Kimete Berisha është medium, e jo person: S’jam veç unë Pec

Peci mendon se Kimete Berisha është medium, e jo person: S’jam veç unë Pec

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, përmes një shkrimi në profilin e tij në Faceook, ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në disa media ku lakohet emri dhe mbiemri i tij, megjithatë ajo që është për t’u habitur nga ky reagim është se si ministri mendon se, Kimete Berisha është një medium, e jo person.

Ishte një shkrim i Kimete Berishës, opinioniste me ndikim në opinionin kosovar, ajo që u bë lajm në mediat vendore, ku Periskopi citon, “varfëria po rritet, kokrra e grurit po zvoglohet, Peci ka mbetur Pec”, shkroi ajo, përcjell Periskopi.

Në reagimin e Pecit thuhet se ai është bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin e tij.

“Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim”.

Ministri ndër të tjera thotë se në Mitrovicë ka shumë Pecë, për ç’gjë kemi njohuri dhe e respektojmë ashtu si shumë mbiemra të tjerë të shquar kosovarë.

/Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: