Peci për huqjet e znj.Gërvalla me flamujt: Edhe ajo nuk është e lumtur për këtë

Peci për huqjet e znj.Gërvalla me flamujt: Edhe ajo nuk është e lumtur për këtë

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, njëherit edhe koleg i ministres znj.Donik Gërvalla, ka dhënë vlerësimin për ministren për punën e bërë, duke cekur edhe gabimet e saj që ka lëshuar në vazhdimësi me flamujt e shteteve.

Ku siç tha z.Peci, në një intervistë për mediumin e afërt me VV. tha se znj.Gërvalla nuk është ndjerë aspak mirë për ato gabime, por që sipas tij duhet parë punën e mirë që ka bërë deri më tani dhe ti lëm anash gabimet teknike, pëecjell Periskopi.

“Sa i përket përformancës së koleges sime, zv.kryeministres, njëkohësisht edhe ministers Gërvalla, unë e kam mike të mirë, edhe ajo nuk është e lumutur që ka pasur lëshim tek flamujt. Por në rast se ministria ka përformancë të jashtzakonshme, në rast se i peshojmë vendimet dhe reformës që është bërë, karshi gabimebve teknike që janë bërë qëndron mirë.”, tha Faton Peci në një intervistë për mediumin e afërt me VV./PERISKOPI

Shpërndaje në: