Pejë: Burri dhunon psiqikisht gruan, merr një telefonatë të pakëndshme nga kunati

Pejë: Burri dhunon psiqikisht gruan, merr një telefonatë të pakëndshme nga kunati

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur në Kosovë, me shumë e shumë raste që po raportohen edhe nga Policia e Kosovës.

Së fundi, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është shfaqur një rast mjaft interesant.

Një grua ka raportuar në Polici se burri i saj ka ushtruar hiç më pak se dhunë psiqike ndaj saj.

Policia më pas ka intervenuar duke i intervistuar që të dy, dhe gjatë intervistimit burri që dhunoi psiqikisht mori një thirrje telefonike nga kunati i tij [vëllai i gruas].

Ky i fundit raportohet se kanosi burrin.

Të arrestuar përfunduan edhe burri por edhe kunati, edhe pse njëri prej të dyve u lirua me procedurë mjaft të rregullt. /Periskopi

Shpërndaje në: