Pejë: Një vajzë bie në lumin Bistrica

Periskopi.com Lajme

Një vajzë raportohet se ka rënë në lumin Bistrica.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Rugova tha se ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Pejës.

Ai tha se personi në fjalë sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:15, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën. Njësitet policore po merren me rastin dhe ndodhin në vendin e ngjarjes, në spital për të kuptuar se si ka ardhur deri te kjo”- tha Rugova.

Ky rast nuk është i pari që ka ndodhur.

Para disa ditësh ka ndodhur edhe një rast ku një fëmijë i moshës trevjeçare kishte rënë në lum.

I njëjti është arritur të shpëtohet.