Pejë:Vetura godet një të mitur

Periskopi.com Lajme

Një veturë e ka goditur një këmbësore të mitur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se e mitura është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 15:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veture dhe një këmbësor, këmbësorja ( e mitur) është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, është shprehur Rugova